Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me FBI’në ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Hyrje në Sistem Kompjuterik”.
Siç njofton Policia, të dyshuarit ishin pjesë e një grupi hakerësh që shënjestronin platforma të ndryshme online të cilat posedonin të dhëna kompjuterike të ndjeshme, shkruan Arbresh.info.
“ Pastaj, në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes sistemeve kompjuterike kanë krijuar një platformë online e qasshme vetëm në DARKËEB (DARKËEB ka të bëj me internetin e fshehur i cili përdoret për qëllime të paligjshme) dhe përmes saj është kryer veprimtari e paligjshme kibernetike”, thuhet në komunikatë.
Ata dyshohen se në këtë platformë në vazhdimësi kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online, si kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, virusë të ndryshëm kompjuterik, “mjete” për sulme kibernetike, e-mail adresa dhe fjalëkalime, numra të telefonit si dhe të dhëna tjera.
“Të dyshuarit e arrestuar janë: E.J, 1998; Ç.B, 1998 dhe V.S, 1996”, njofton policia.
Policia ka kontrolluar edhe dy lokacione dhe në cilësinë e provave ka sekuestruar: shtëpiza kompjyteri, telefona mobil, para të gatshme, USB dhe dokumentacione të ndryshme.
Me vendim të Prokurorit, dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore./Arbresh.info/
Komunikata e plotë:
Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, pas një hetimi të gjatë dhe në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së, konkretisht me FBI-në si dhe në mbështetje të Prokurorit të Shtetit – PTh Prishtinë, me datë 16.09.2020 pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar tre (3) persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale ”Hyrje në Sistem Kompjuterik”.
Të dyshuarit ishin pjesë e një grupi hakerësh, ata shënjestronin platforma të ndryshme online të cilat posedonin të dhëna kompjuterike të ndjeshme. Pastaj, në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes sistemeve kompjuterike kanë krijuar një platformë online e qasshme vetëm në DARKWEB (DARKWEB ka të bëj me internetin e fshehur i cili përdoret për qëllime të paligjshme) dhe përmes saj është kryer veprimtari e paligjshme kibernetike.
Në këtë platformë të dyshuarit në vazhdimësi kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online, si kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, virusë të ndryshëm kompjuterik, “mjete” për sulme kibernetike, e-mail adresa dhe fjalëkalime, numra të telefonit si dhe të dhëna tjera.
Këto të dhëna dhe “mjete” kanë mundësuar edhe kryerjen e veprimtarive tjera kriminale.
Të dyshuarit e arrestuar janë:
– E.J, 1998;
– Ç.B, 1998;
– V.S, 1996.
Janë kontrolluar dy lokacione dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar:
– Shtatë shtëpiza kompjuteri;
– Tre kompjuter llaptop;
– Katër hard disqe;
– Shtatë telefona mobil;
– Pesë USB memorje;
– Dy mikro SD memorje;
– Para të gatshme – 2625 euro;
– Dokumentacione të ndryshme.
Me vendim të Prokurorit tre (3) të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës