Ndeshja e mbrëmshme për Kupën e Kosovës në Basketboll ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës, u karakterizua edhe me incidente, ku për pasojë kishte policë të lënduar dhe tifozë të arrestuar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veriu.info ka treguar se mbrëmë në Mitrovicë janë arrestuar 11 persona të dyshuar për përfshirje në sulm ndaj zyrtarëve policor dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas përfundimit të lojës së basketbollit të zhvilluar në palestrën sportive ”Minatori ” ndërmjet KB Trepça dhe KB Prishtina. Incidenti i parë është regjistruar rreth orës 20:00, ku me të arritur autobusët e tifozërisë nga Prishtina ”Plisat” në rrugën ”Mbretëresha Teutë” nga autobusët në rrugë ishte hedhë një shishe me koktej molotovi, të njëjtën kohë afër rrugës ndodheshin grupe të rinjsh të cilët kanë filluar te gjuajnë me gjësende në drejtim të autobusëve. Policia në afërsi të palestrës ka bërë një kontroll brenda në autobus ku janë gjete 33 shishe qelqi të dyshuara me përzierje të koktej molotovi.
Ndërsa pas përfundimit të lojës në kohën kur autobusët me tifozeri ”Plisat” ishin nisur në drejtim të Prishtinës, me të arritur në rrugën ”Mbretëresha Teutë” nga grupe të rinjsh nga distanca janë hedhur mjete të ndryshme në xhamat e autobusëve, me ç’ rast janë evidentuar dëmtime materiale ne katër autobusë”, ka thënë zëdhënësi Zahiti.
Ai ka treguar se gjatë përpjekjeve për të parandaluar grupet e të rinjve në hedhjen e gjësendeve në drejtim të autobusëve, lëndime trupore kanë pësuar katër zyrtar Policor të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor, po ashtu janë dëmtuar dy vetura zyrtare Policore.
“Ndaj 11 të dyshuarve të arrestuar nëntë (9) prej tyre u janë iniciuar raste për ” prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ndërsa dy të dyshuarve tjerë u është iniciuar rast për ”sulm ndaj zyrtarëve Policor”
Pas procedurave intervistuese të gjithë të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Në ndërkohë janë iniciuar edhe tri raste të lëndimeve trupore, ku lëndime kanë pësuar dy persona nga tifozeria e Prishtinës, si dhe një zyrtar i KB Peja i cili ka pësuar lëndime në palestër si pasoj e hedhjes se mjeteve nga tifozeria”, tha Avni Zahiti.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...