Inspektorët e Komunës së Prishtinës së bashku me Policinë e Kosovës të mërkurën kanë realizuar një aksion në këtë qytet në transportin publik, dhe në taksi.
Dënimet për mosrespektimin e masave anticovid, distancën dhe mbajtjen e maskës janë nga 200 euro për përgjegjësin dhe 500 euro për kompaninë, shkruan Arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur komuna e Prishtinës me një postim në Facebook ku thuhet se zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve – në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive.
“Sot, Inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të Kryeqytetit. Zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve – në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive. Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë. Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...