Policia e Kosovës pavarësisht thirrjeve për mos përdorim të armëve në ahengje familjare, është detyruar të ndërhyjë në gjashtë prej tyre vetëm të hënën.
Në dy raste ata ndërhynë në Mitrovicë të Jugut. Ndërhyrje pati edhe në Prishtinë, Ferizaj, Prizren e Dragash.
RAPORTI:
Rr. Shefki Desivojca, Prishtinë 01.08.2022 – 22:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Njësitë policore kompetente nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Greme, Ferizaj 01.08.2022 – 23:30. Njësia policore i është përgjigjur një informate për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar, ku gjatë kontaktimit me personin e dyshuar mashkull kosovar i njëjti e ka dorëzuar një revole pa fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Poslisht, Prizren 01.08.2022-20:30. Pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një armë gjysmë automatike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fsh. Orqushë, Dragash 01.08.2022 – 23:55. Njësia policore i është përgjigjur një informate për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar ku gjatë kontaktit me personin e dyshuar mashkull kosovar i njëjti e ka dorëzuar një revole me gas pa fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Ismail Loshi, Mitrovicë Jugu 01.08.2022 – 12:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në rrjetet sociale ka postuar duke shtënë me armë zjarri derisa ka qenë në një aheng familjar. Nga i dyshuari njësitë policore kanë sekuestruar një revole me gas dhe një karikator të zbrazët. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Tuneli i Parë, Mitrovicë Jugu 01.08.2022 – 20:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...