Google ADS

Policia ndan pamje nga aksioni në veri, ku u mbyllen pesë komuna paralele serbe

11:49 | 31 Gusht 2024
K.B

Policia e Kosovës ka ndarë pamje nga aksioni në veri, ku u mbyllen pesë komuna paralele serbe.

Siç njofton policia, gjatë aksionit janë konfiskuar dokumentacione, pajisje teknologjike dhe dëshmi relevante që ndërlidhen me aktivitetet ilegale, të ushtruara nga strukturat ilegale në këto objekte, shkruan Arbresh.info

“Pamje nga operacioni policor i realizuar me 30.08.2024 në veri të Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës”, thuhet në videon e ndarë nga policia.

Ndryshe ndaj këtij aksioni kanë reaguar aleatët ndërkombëtarë ku kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e vazhdueshme të koordinimit me ofruesit e sigurisë së Kosovës dhe me partnerët ndërkombëtarë./Arbresh.info/

@arbresh_info Policia ndan pamje nga aksioni në veri, ku u mbyllen pesë komuna paralele serbe, dhe u konfiskuan pajisje teknologjike e një xhaketë ushtarake #trending ♬ original sound – arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme