Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Shtërpcë, pasi që i njëjti është hasur duke transportuar drunjë ilegalisht nga malet e Shtërpcës.
Policia përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë aksionit kanë konfiskuar edhe drunjët.
“Policia e stacionit në Shtërpcë, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve”, pas disa informacioneve që ka siguruar, me datët 12.09.2023 rreth orës 20:00 në fshatin Firajë të Shtërpcës ka ndaluar një mjet (traktor) me rimorkio që po transportonte drunjë ilegalisht nga malet e Shtërpcës.
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar mjetin për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtjeme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Drejtorisë për Adminstrimin e Parkut Kombëtar ‘’SHARRI’’, të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj një personi për transport ilegal, ndërsa traktorin me rimorkio, drunjët dhe dy motorrsharrët ) janë konfiskuar”, thuhet në njoftim, përcjell Arbresh.info.
Policia Rajonale e Ferizajt thekson tutje se “po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve .
Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin