Policia e Kosovës sot ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën veriore të vendit.
Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se në kamion ishin të ngarkuar 3600 kg speca, të cilët ishin të kontrabanduar, përcjell Arbresh.info.
“Patrullat policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare –Veriu, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar në pjesën veriore të vendit, më 22.09.2023 rrethe orës 22:15, në fshatin Bistricë të Leposaviqit, kanë ndaluar një kamion me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit “kontrabandim me mall”.
“Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor. Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu”, njofton Policia e Kosovës./Arbresh.info/
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...