Google ADS

Policia ndalon një automjet me targa të Serbisë në Leposaviq, hyri ilegalisht në Kosovë

08:48 | 8 Shtator 2024
E.H

Policia e Kosovës raporton se kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë në Zernosek të Leposaviqit, i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Serbia.

Sipas policisë, në veturë gjendeshin dy persona shtetas serb, shkruan Arbresh.info.

Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Zernosek, Leposaviq 07.09.2024, 22:45. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë të cilët kanë hyrë nëpër rrugë ilegale nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme