Policia kufitare kanë ndaluar katër kamionë me dru të cilët dyshohet se vepronin me dokumentacione të falsifikuara.
Në një njoftim për media nga policia, thuhet se rasti ka ndodhur në udhëkryqin e rrugëve që shpije në drejtim të fshatrave Sfircë, Zajqevc e Tugjec.
“Patrulla policore e policisë kufitare, gjatë patrullimit në zonën kufitare në pjesën lindore të vendit, konkretisht në udhëkryqin e rrugëve që shpije në drejtim të fshatrave Sfircë, Zajqevc e Tugjec, kanë ndaluar për kontroll katër kamion që po bartin dru. Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës që lëshohet për transportimin e lëndëve drusore, kanë vërejtur se ai dokumentacion dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në njoftim.
Rasti është trajtuar në koordinim me Agjencinë e Pyjeve dhe organet e drejtësisë.
“Policia ka inicuar rastin ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe po ashtu deri në përfundim të procedurave janë sekuestruar rreth 80m³ dru dhe mjetet me të cilat kryhej transporti”, njofton policia./Arbresh.info/
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...