Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare, më datë 30.03.2021 gjatë realizimit të detyrave zyrtare në funksion të implementimit të planit operativ ,,Parandalimi i hyrjes së emigrantëve ilegal dhe kontrabandimi me mallra” rreth orës 10:40 në hyrje të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Hani i Elezit, ka ndaluar kamionin e tipit Renault, ngjyre e zeze me Rimorkio, të cilin e ngiste vozitësi mashkull/shqiptar, i cili transportonte mallra nga një shtet tjetër.
Kamioni është kontrolluar nga zyrtarët policor me pajisjen Human Presence Detector (Zbuluesi i pranisë së njerëzve në automjete) dhe gjatë kontrollit pajisja në fjale ka dhënë shenja (sinjale) se në rimorkio mund të këtë prezencë të qenieve njerëzore. Pas pranimit të sinjalit është vendosur që rimorkio në fjalë të hapet dhe të kontrollohet. Në hapjen e kamionit kane marr pjesë dy zyrtarë policor dhe një zyrtar doganor.
Pasi është hap mbuluesi i rimorkios është vënë re se aty gjendeshin tre (3) persona (emigrant ilegal) të fshehur në lodra fëmijësh (mall i ngarkuar në rimorkio). /arbresh.info/
Emigrantët janë zbritur nga rimorkio për tu identifikuar dhe kontrolluar, ndërsa kamioni është dërguar në hangar të terminalit për t’u kontrolluar më në detaje, përderisa vozitësit i është ofruar edhe ndihmë mjekësore.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente policore dhe veprimet e mëtejme janë marr në koordinim me prokurorin. /arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...