Policia ndalon dy serbë për kalim ilegal të kufirit nga Kosova për në Serbi

09:18 | 2 Prill 2024
E.G

Policia e Kosovës ka ndaluar dy burra serbë në Koshuticë të Leposaviqit.

Sipas policisë, të njëjtit janë kapur duke e kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore, shkruan Arbresh.info.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:00.

Me vendim të prokurorit,  të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT Koshuticë, Leposaviq/ 01.04.2024-05:00. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serb pasi të njëjtit janë takuar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore. Me vendim të prokurorit,  të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme