Policia e Kosovës pasi kanë ndaluar një automjet ku ishin dy persona, kanë arritur që të njëjtëve t’u gjejnë armë zjarri.
“Me datë 25 Prill 2023, rreth orës 10:30, Patrullat policor të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Prizrenit, gjatë patrullimit në fshatin Korishë, KK Prizren, pasi që kane pas dyshime se dy persona në një automjet mund të kenë armë ilegale, e kanë ndaluar atë automjet dhe pas që është bërë kontrolli i ngasësit dhe pasagjerit te të dy janë gjet armë zjarri-pistoleta”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, të dy të dyshuarit në brez mbanin armë zjarri, dhe se bashkë me armë tek të dyshuarit janë gjetur edhe fishkë për armët e njëjta si dhe dy brisqe.
“Në vendngjarje menjëherë kanë dalë patrulla policore, hetuesit dhe forenzika e Stacionit Policor Prizren veri”, thuhet në njoftim.
Pasi që është bërë marrja e provave nga vendi i ngjarjes, me urdhër të prokurorit të dy armët, fishekët dhe brisqet janë sekuestruar.
“Kundër të dyshuarve është filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës” Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda të dyshuarit lirohet dhe rasti hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...