Google ADS

Policia ndalon 21 persona, nuk respektuan masat kundër koronavirusit

09:28 | 7 Maj 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 21 persona, të cilët nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në raport, thuhet se në 12 raste janë hasur 21 persona që dyshohen për veprën “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, transmeton arbresh.info.

Numri më i madh i personave të ndaluar është regjistruar në Prishtine dhe në Prizren.

Po ashtu, me 4 maj në Kosovë, ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave të izolimit kundër koronavirusit.

Orari i lëvizjes së qytetarëve është rritur nga një orë e gjysmë në ditë, në tri orë, ndërsa disa biznese janë lejuar të rihapen./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme