Google ADS

Policia ndalon 17 persona me urdhëresa të gjykatës

19:52 | 20 Korrik 2023
K.B

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Obiliq në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë ndaluar 17 persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të gjykatës.

“Urdhëresat kanë qenë për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje. Po ashtu gjatë të njëjtës periudhë, janë kryer 23 verifikime të adresave sipas kërkesave të gjykatës dhe prokurorisë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë proceduar konform urdhëresave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se personat e dënuar me burgim, janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara me urdhëresë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme