Policia e Kosovës është deklaruar rreth dyshimeve për vendosjen e një bombe në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se policia ka pranuar një telefonatë nga një person anonim, i cili ka deklaruar se ka vendosur një mjet shpërthyes në stacionin e autobusëve.
Ahmeti tha se menjëherë kanë dalë të gjitha njësitet policore për të evakuuar qytetarët dhe për të siguruar atë zonë.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha Ahemti.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ky alarm është i rremë./arbresh.info/
LEXO EDHE
Dyshohet për eksploziv në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë – Arbresh.info
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?