Policia kufitare në Jarinje gjatë ditës së djeshme ka ndaluar autobusin që vinte nga Kragujevci me qytetarë serbë të cilët vinin për të votuar në Kosovë. Në autobus është janë gjetur eksplozivë dhe disa granata dore.
E ndërkohë lidhur me këtë rast, policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tre të dyshuarve serb është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Në pikën kufitare në Jarinje, gjatë kontrollit të autobusit të udhëtarëve me targa të Serbisë, i cili vinte nga Serbia në Kosovë, në pjesën e bagazhit në një qese plastike janë gjetur dy granata dore dhe detonator iniciues. Me autobus udhëtonin 57 udhëtarë. Me urdhër të prokurori, ndaj tre të dyshuarve meshkuj/Serbë (përgjegjës të automjetit të udhëtarëve) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa automjeti transportues është konfiskuar”, thuhet në raportin policor.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...