Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media ka treguar se do të zbatoj një urdhër operativ për drogat në shkolla.
Sipas policisë do të jenë disa aktivitete që do të zhvillohen me këtë rast.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës në zbatim të Urdhrit Operativ “ Stop drogave në shkolla“ në periudhën kohore prej 09.10.2017 deri 15.10.2017 ka realizuar aktivitetet e saja policore si ne fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale.
Në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë familjare janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.
Ndërsa, në fushën operative janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.
Për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga, Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
Për periudhën raportuese janë realizuar:
– 232 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,
– 501 patrullime rreth shkollave,
– 791 persona të kontrolluar,
– 318 vetura të kontrolluara,
– 31 lokale të kontrolluara,
– 7 ligjërata në shkolla,
– 595 pjesëmarrës,
– 1070 fletushka,
* Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:
-iniciuar 27 raste
-arrestuar 34 persona
Gjithsejtë janë konfiskuar:
– Mariuhanë 1 kg e 1794.68 g ( 13.41 g afër shkollave, 1 kg e 781.27 g në realizim
të planit)
– Veturë 1,
– Shufer metalike 1,
Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.
Prej 27 rasteve:
– 3 raste brenda oborreve,
– 3 raste afër oborreve të shkollave,
– 21 ne perimetrin prej 300m
Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve:
– 10 persona shpërndarës të drogës,
– 24 konsumues.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale duke përfshirë edhe të luftës ndaj trafikimit me narkotik.
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...