Google ADS

Policia me pamje nga garat ilegale të shpejtësisë në autostradë/ Gjoba nga 400 euro për shoferët

13:28 | 11 Prill 2024
R J

Policia e Kosovës së fundmi ka publikuar pamje nga garat ilegale të shpejtësisë të mbajtura në autostradë

Policia bën të ditur se janë identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme