Policia e Kosovës njofton se në rajonin e Prishtinës sot janë realizuar tri operacione të befasishme me ç‘rast rezultoi kapja e tre personave të kërkuar me urdhër-arreste aktive për vepra të rënda penale.
“Operacioni i parë u zhvillua rreth orës 11:00, në rrugën “Rexhep Luci“ në Prishtinë, me ç’ rast njësitet policore pasi lokalizuan të dyshuarin i cili ishte i dënuar me shtatë muaj burg efektiv për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“ reaguan me shpejtësi duke arrestuar të njëjtin”, thuhet në njoftim, transmeton Arbresh.info.
“Operacioni i dytë u ndërmor rreth orës 14:00, në rrugën “Xheladin Hana“ në Prishtinë, ku pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, zyrtarët policor arritën të lokalizojnë dhe të kapin të dyshuarën e dënuar me tetë vite burgim efektiv për veprat penale “Shpërlarja e parave” si dhe “Financimi i terrorizmit””, thuhet tutje në njoftim.
“Operacioni i tretë zuri vend rreth orës 15:00, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, me ç’ rast, pasi lokalizuan vendndodhjen, oficerët policor kapën në befasi të dyshuarin i cili ishte i dënuar me 3 vite burg efektiv për veprën penale “Mashtrimi“”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Policia bëri të ditur se të gjithë të arrestuarit, në përputhje me vendimet e gjykatës, u transferuan në qendrat përkatëse për vuajtjen e dënimit./Arbresh.info
“Është turp që luajmë në Arabi Saudite”, Williams e thotë at...
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët ...
Policia jep detaje për njërin prej rasteve të bastisjeve në ...
Scholz: Paprekshmëria e kufijve është një parim që vlen për ...
Shtëpia e Bardhë: ShBA-ja mbështet një Kosovë sovrane që res...
“Ulja e çmimit të energjisë historike”, reagon sërish Rama: ...