Njësiti rajonal i trafikut rrugor së bashku me njësitin për komunitet të Stacionit Policor ka zhvilluar një fushatë vetëdijësuese praktike në rrugë me nxënës të ciklit të ulët të shkollave ‘’Selami Hallaqi’’, ‘’Musa Zajmi’’, ‘’Thimi Mitko’’, ‘’Rexhep Elmazi’’ dhe ‘’Mulla Idrizi’’ të Gjilanit .
Sipas njoftimit, kjo fushatë vetëdijesimi synon të nxisë ndërgjegjësimin dhe veprimin e përbashkët për të siguruar një mjedis më të sigurt për fëmijët në trafikun rrugor, shkruan Arbresh.info.
Gjatë këtij aktiviteti nxënësit janë informuar rreth rrezikut në rrugët me trafik të zhvilluar, njoftimin rreth rregullave themelore të trafikut dhe inkurajimi i tyre për përdorim të trotuareve gjatë ecjes, kufizimit të përdorimit të rrugës dhe vetëm atëherë kur është e nevojshme, shtegtimi i rrugës në vendkalime të shënjuar për këmbësorë, njohja me semaforët e këshilla të tjera.
“Përgjegjësia për sigurinë e fëmijëve është e përbashkët, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor. Të gjithë së bashku, mund të bëjmë ndryshime pozitive dhe të kujdesemi për të ardhmen e fëmijëve.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...