Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit po e vazhdon me zbatimin e planit operativ “Siguria në komunikacion”, me qellim të parandalimit të aksidenteve”.
Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit edhe sot me 11 qershor 2021 po vazhdon me zbatimin e planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor, shkruan arbresh.info.
Pjesë e këtij plani përveç kontrolleve rutinë, dhe kontrolleve me radarë për matjen e lëvizjes së shpejtësisë, sot ka pasur kontrolle edhe me përdorimin e dron-ëve ku do të vëzhgohet hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventivën e aksidenteve të trafikut rrugor, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.
Policia e Kosovës me qëllime parandaluese dhe preventive me prioritet do të angazhohet për mbarëvajtjeje në trafik, njëkohësisht thërrasim vozitësit që t’i respektojnë̈ rregullat dhe normat ligjore.
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës (PK) njësitet e trafikut rajonal të Gjilanit kanë vazhduar kontrolle të shtuara në dy rrugë rajonale: në rrugën ” Gjilan – Prishtinë” dhe “Gjilan -Kamenicë”, ku gjatë këtyre kontrolleve janë shqiptu nëntë (9).
Policia e Kosovës (PK) do ti ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, duke pas “ZERO” tolerancë ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit./arbresh.info/
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...