Policia e Kosovës njofton se kanë realizuar një operacion policor në Prizren si dhe është realizuar edhe një urdhër-kontroll të lëshuar nga gjykata.
Sipas njoftimit, gjatë zbatimit të operacionit policor, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’, përcjell Arbresh.info
Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.
Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.
Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë./Arbresh.info
Pamje nga Policia e Kosovës gjatë realizimit të operacionit
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë