Google ADS

Policia mbyllë sot dy rrugë në kryeqytet

09:46 | 16 Korrik 2019
Arbresh.info

Policia e Kosovës njofton se sot nga ora 16:00 deri në orën 23:00 do të mbyll dy rrugë në kryeqytet.

Sipas njoftimit të Policisë rruga “Enver Zymberi” dhe rruga “Rinia” do të mbyllen në këtë kohë për arsye të ndeshjes së futbollit e cila do të zhvillohet në ora 20:45.

Policia e Kosovës thekson se për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojn ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lut qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.

Njoftim për bllokim rrugësh:

Prishtinë, 16 korrik 2019 – Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet sonte në ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.
Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.
Në këtë kontekst, policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët:
• Enver Zymberi dhe
• Rinia
Operacioni në fjalë do të filloj të implementohet sot (16.07.2019), që nga ora 16:00 deri 23:00, andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme