Drejtoria për Hetimin e Trafilkimit me Njerëz e Policisë së Kosovës ka qenë pjesë e zbatimit të operacionit “Operation Chain”, i cili është zhvilluar njëkohësisht në 47 shtete të botës.
Në njoftim bëhet e ditur se Policia për një javë është zbatuar plani operativ “Stuhia 2023”, ku janë inspektuar lokale të muzikave live, qendra të masazhit e kontrolle të shtuara në pikë-kalimet kufitare.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 14 persona të dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz”
“Referimi i 6 rasteve në stacione policore për armë-mbajtje pa leje, dëmtim të vulave zyrtare dhe hapje ilegale të lokaleve të mbyllura”.
“Inspektimi/kontrollimi i 55 lokaleve ‘Muzike Live’, në të cilat janë legjitimuar 377 punëtore, nga te cilët 275 të gjinisë femërore, 188 shtetas të huaj. Nga lokalet e kontrolluara, 15 janë mbyllur nga institucioni përkatës për shkelje administrative”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje bëhet e e ditur se policia ka mbyllur 17 qendra masazhi për shkelje administrative.
“Inspektim i 51 ‘Qendrave të Masazhit’, në të cilat janë legjitimuar gjithsej 153 punëtore, nga të cilët 129 të gjinisë femërore dhe 33 shtetas të huaj”, thuhet në njoftim e policisë./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...