Google ADS

Policia mbush 21 vjet, nderohen 21 zyrtarët e rënë në detyrë

07:18 | 4 Shtator 2020
M. A.

Policia e Kosovës për nder të 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, duke iu përshtatur edhe rrethanave aktuale, organizon ceremoninë zyrtare ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së dhe të ftuar të tjerë.

Ngjarja nis në ora 10:00 në drejtorin e përgjithshme. Ndërsa, organizata joqeveritare “CULTURAT”, në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në orën 12:00, në Hollin e ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në përputhje me masat e luftës kundër pandemisë COVID-19, që janë marrë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, bëjnë prezantimin e monografisë “YJE MBI DAFINA”, libër ky që u kushtohet 21 zyrtarëve policorë të rënë në uniformën e policisë së Kosovës, që nga çlirimi i Kosovës e deri më tash.

Po ashtu, në hollin e kësaj biblioteke, do të hapet edhe ekspozita me portrete të policëve, fotografi familjare dhe institucionale të tyre, si dhe fotografi të zisë e të përkujtimit, pas rënies së tyre në uniformën e policisë së Kosovës. Ky promovim mbahet në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme