Dje është mbajtur ligjëratë për policët e ri të gjeneratës së 58-të të PK-së, në kuadër të aktiviteteve për ngritjen e bashkëpunimit mes policisë dhe qytetarëve, të cilët punojnë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, përcjell Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se në këtë aktivitet, fokus të veçantë i është dhënë temës se “Partneriteti me qytetarë” dhe “Roli i forumeve të sigurisë” e që ndërlidhen me projektin “Patrullo dhe Bisedo”.
Zyrtarët e ri policorë janë udhëzuar që t’iu referohen këtyre pikave:
·Qasja pro-aktive e punës policore ndaj problemeve në bashkësi, sidomos në rrethanat e tensionimit;
·Zhvillimi dhe metodat e praktikave të komunikimit dhe të bashkëpunimit me pakicat, por edhe me të tjerët;
·Partneriteti me bashkësinë;
·Metodat inter-aktive të cilat mundësojnë kontaktet të drejtpërdrejta në mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve dhe
·Njoftimi për rolin e forumeve të sigurisë./Arbresh.info
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë