Google ADS

Policia malazeze kërkon sqarim nga autoritetet kosovare për shtetasin e tyre

21:54 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Policisë së Gjakovës, të dielën u erdhi një kërkesë zyrtare nga kolegët e tyre malazezë.

Këta të fundit duan që të informohen rreth rastit të shtetasit të tyre, L.G nga Mali i Zi, i cili i ka deklaruar autoriteteve të atjeshme se është mbajtur për muaj në Gjakovë nga E.G.

Sipas malazezit, E.G fillimisht kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë, por me pas ai e ka mbajtur të mbyllur dhe ka abuzuar seksualisht me të.

Kosovari, sipas edhe të një raportit nga forumi LGBT Progres nga Mali i Zi, e ka mbajtur të mbyllur në Gjakovë për rreth 5 muaj malazezin, dhe gjatë kësaj kohe e ka dhunuar.

Mirëpo, Kristë Gjoka nga Policia e Gjakovës thotë se në rastin që është raportuar në stacionin e Gjakovës, nuk është njoftuar se ka pasur dhunë nga asnjëra palë.

Sipas tij, shtetasi kosovar është ankuar se po e shantazhon ish i dashuri i tij nga Mali i Zi.

Një i ri malazez thotë se u përdhunua për 5 muaj në një banesë në Gjakovë

Ndryshe, dje Telegrafi ka shkruar lidhur me rastin e të riut malazez  i cili thotë se u përdhunua për 5 muaj në një banesë në Gjakovë.

Forumi LGBT ‘Progres’, me bazë në Mal të Zi, ka publikuar një shkrim në faqen zyrtare të tyre në Facebook,  lidhur me rastin e të riut malazez, i cili citohet të ketë rrëfyer lidhur me përdhunimin që ai thotë që i është bërë.

Siç pretendon i riu malazez në deklaratën e tij dhënë forumit “Progres”, gjatë rrugës për në Pejë, E.G. e ka sulmuar fizikisht atë, duke e detyruar të konsumojë disa tableta me përbërje të panjohur.

Ndërsa, në janarin e vitit 2018, pas raportimit të fqinjit në banesën ku ai ishte ngujuar, Policia e Kosovës paraqitet në banesë dhe e dërgon djalin në stacionin policor për të marrë në pyetje. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme