Është liruar aktivisti i Vetëvendosjes, Frashër Oseku. Lajmin e ka dhënë nëpërmjet Facebookut, vëllai i tij, Shqiptari.
“Frasherin sa e lokalizova rastesisht, ne ora 1900, te Njesia per hetime rajonale, ne lagjen e Muhaxhireve. Ndodhem jashte objektit, ku ai sa u lirua. Dua te perseris se Frasherin e gjeta rastesisht, pas nje pervoje kafkiane neper stacione e qendra policore, ku askush nuk dinte – ose nuk donte – te rrefeje pse eshte ndaluar, e ku ndodhet im vella. Biles me thonin se une duhet ta di, e t’ua tregoj atyre, arsyen e ndalimit”, shkruan ai.
“Rastesia deshi qe t’ia degjoja zerin vellait neper dritare te hapura. Dhe kjo ndersa rojet kujdestare perjashta ne oborr po me bindnin se ai nuk ndodhej aty. Supozoj se rojet kujdestare po zbatonin urdher. Une u lashe hurma e ice tea per iftar. M’u dhimbsen pse po agjeronin ne vape, pa vene re se po çnjerezoheshin nderkohe nga nje pushtet qè çnjerezon’, shtoi Oseku.
“Falenderoj avokaten ne detyre zyrtare, Arbnora Zeqiri. Falenderoj dhe Avokatin e Popullit, qe erdhi te keqyrte zbatimin korrekt te procedures ligjore. Nje falenderim nga zemra njerezve te VV, te cilet bene çmos te na ndihmojne. Mbajme gjithe shpresat tek ju, qe ta nderroni kete sistem te marrezise e qorrllekt institucional. Ju jeni shpresa e fundit e ketij vendi”, tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...