Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të zbatimit të planit operativ ‘’Motoçikletat’’ vetëm gjatë javës së kaluar për shkak të parregullsive të ndryshme kanë përjashtuar nga komunikacioni 48 motoçikleta dhe janë 87 gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave.
Sipas njoftimit, kjo masë vjen si një përgjigje ndaj rritjes se numrit të aksidenteve në të cilat aksidente viktima kanë qenë shoferët e motoçikletave dhe sjelljeve të papërgjegjshme të disa drejtuesve të motoçikletave që rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Kontrolli do të jetë intensiv dhe i përhershëm, shkruan Arbresh.info.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kërkon që kujdesi dhe përgjegjësia gjatë ngasjes së motoçikletave janë të domosdoshme, andaj:
o Përdorimi i pajisjeve mbrojtëse: Gjithmonë përdorni helmetë të përshtatur mirë. Pajisjet
e tjera mbrojtëse si xhaketa, dorezat, mbrojtëset e gjunjëve dhe çizmet janë po ashtu të rëndësishme për të minimizuar dëmtimet në rast të aksidenteve.
o Kontrolloni i motoçikletës: Para çdo udhëtimi, kontrolloni gjendjen e motoçikletës tuaj.
o Respektoni i rregullat të trafikut: Respektoni gjithmonë sinjalizimet dhe rregullat e
trafikut. Mos ngisni me shpejtësi të lartë dhe respektoni kufizimet e shpejtësisë në zona të ndryshme. Kujdesuni që të jeni të dukshëm, veçanërisht gjatë natës ose në kushte të këqija të motit.
o Ngasja e sigurt dhe e përgjegjshme: Mbani distancën e duhur nga mjetet e tjera dhe mos
bëni manovra të rrezikshme. Gjithashtu, shmangni ngasjen nëse jeni të lodhur ose nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera./Arbresh.info/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë