Ditë më parë, Policia në Prizren është njoftuar nga shoqatat e biznesit për rritjen e numrit të lëmoshë kërkuesve, kryesisht të atyre që këtë e bëjnë në mënyrë të bezdisshme me ç’ rast shqetësojnë qytetarët por edhe turistët në qytet.
Lidhur me këtë, strukturat udhëheqëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit kanë kontaktuar autoritet relevante nga Republika e Shqipërisë, me ç’ rast është mbajtur një takim konsultativ në Prizren me pjesëmarrës nga Drejtoria e Kufirit dhe Drejtoria e Qarkut të Kukësit dhe institucione tjera që merren me këtë problematikë.
Më pas, me datën 30 dhe 31 maj dhe me dy qershor është vënë në veprim plani operativ për largimin e lypsarëve që vinin nga Shqipëria por edhe kosovarë.
Gjatë këtij plani janë zënë në shkelje të ligjit për kundërvajtje 44 persona. Prej tyre 25 të rritur dhe 19 fëmijë. Të rriturit kanë kaluar nëpër procedura gjyqësore dhe shumica prej tyre janë dënuar. Më pas në mënyrë të organizuar, ata që kanë qenë nga Shqipëria janë përcjell për në kufi dhe i janë dorëzuar autoriteteve të kufirit.
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...