Google ADS

Policia kundër terrorizimit arreston një person, sekuestrohen armë e fishekë

14:23 | 17 Maj 2023
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me urdhër të Prokurorisë Speciale.

I dyshuari M.L dyshohet për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

“Prokuroria Speciale njofton se si rezultat i këtij operacioni, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materialëve plasëse’’ nga neni 364, dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ nga neni 366 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 i KPRK-së, është arrestuar një person i dyshuar me inicialet M.L, ndaj të cilit janë duke vijuar procedurat ligjore”, thuhet në njoftim.

Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar:

një  pushkë automatike,

12 fishekë AK-47

205 fishekë të armës së gjatë,

një  karikator i armës AK-47,

një kondakt – druri dhe

një telefon si dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.

Në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, i dyshuari ndalohet në ndalim policor, në kohëzgjatje prej 48 orëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme