Policia Kufitare e Kosovës njoftoi se ka parandaluar kontrabandimin e kafshëve nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.
Në njoftim thuhet se në fshatin Banjë të komunës së Zubin Potokut, policia ka vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjellur disa dele në territorin e Kosovës.
“Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor në teren, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirtit shtetëror, sot më 22.02.2023, në orët e pasdites në fshatin Banjë, komuna e Zubin Potokut, kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjellur disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në njoftim thuhet se kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga policia.
“Njësitet policore kufitare kanë ndërmarr veprime të menjëhershme për trajtimin e këtij rasti të dyshuar të kontrabandës. Megjithëse kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga Policia, personat e dyshuar duke shfrytëzuar terenin malor në atë zonë kanë depërtuar dhe janë larguar në territorin serb. Policia e Kosovës ka informuar autoritetet doganore dhe AVUK-un lidhur me rastin për procedura të mëtejme, përderisa në bashkëpunim me Prokurorinë është iniciuar edhe rasti “ kontrabandim me mallra”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...