Policia e Kosovës, ka ndaluar dy persona të dyshuar për veprën “Kontrabandim me migrant”
Ata gjatë vëzhgimin në terren kanë vërejtur një automjet në lëvizje.
“Patrullat e policisë kanë monitoruar dhe vëzhguar automjetin, kur në një moment në automjet kanë filluar të hyjnë pesë persona të cilët kanë ardhur nga pjesa malore afër autostradës”, thuhet në raport të PK-së.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ”Perëndimi” në Gjakovë, gjatë realizimit të Planit Operativ “Migrimi i parregullt” sot me datë 20.09.2021, rreth orës 13:15, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një automjet Audi 80 me targa vendore, i cili pastaj ishte ndalur në skaje të Autostradës në afërsi të fshatit Shkozë-Vermicë.
Patrullat e policisë kanë monitoruar dhe vëzhguar automjetin, kur në një moment në automjet kanë filluar të hyjnë pesë persona të cilët kanë ardhur nga pjesa malore afër autostradës
Policia menjëherë ka ndërmarr veprime konkrete duke ndaluar dhe identifikuar të dyshuarit dhe personat tjerë të cilët kanë rezultuar të jenë migrant shtetas të huaj.
Është inicuar rasti ndaj personave të dyshuar për “ Kontrabandim me migrant” si dhe janë njoftuar të gjitha njësitet relevante, përfshirë njësin për megrim dhe të huaj, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm të rastit dhe trajtim të personave të huaj sipas ligjeve në fuqi për të huajt.
Të gjitha veprimet policore janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë kompetente.
Dy persona të dyshuar shtetas kosovar janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të rastit, për procedura të mëtejme ligjore./arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje