Google ADS

Policia kryen pesë arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar

14:34 | 9 Shkurt 2024
A Z

Policia e Kosovës njofton se në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, nga fillimi i këtij viti e deri më tani ka realizuar me sukses disa arrestime, ekstradime, transferime dhe deportime.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se me urdhër-arrest ndërkombëtar janë kryer pesë arrestime: Dy shtetas turq të kërkuar nga Turqia, një shtetas i Kosovës i kërkuar nga Italia, dhe një shtetas i Nigerisë dhe tjetri i Kosovës i kërkuar nga Shqipëria.

Përveç kësaj bëhet e ditur se janë kryer edhe tetë ekstradime e transferime nga shtetet tjera për në vendin tonë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, nga fillimi i këtij viti deri më tani, mbështetur edhe nga njësit e ndryshme policore dhe nga institucionet tjera, ka realizuar me sukses disa arrestime, ekstradime, transferime dhe depërtime.

Arrestimet e personave me urdhër arrest ndërkombëtar (pesë arrestime):

• Më datë 04.01.2024 është arrestuar shtetasi turk me inicialet I.K , i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për ‘grabitje’.
• Më datë 27.12.2023 është arrestuar shtetasi turk me inicialet M.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Turqia për veprën penale “Tregtimi ose sigurimi i narkotikëve, ose substancave psikotropike’.
• Më datë 02.01.2024 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet F.K, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Italia për veprat penale “Grabitje e rëndë”, “Krim i kryer në bashkëpunim”, “Krim i përsëritur”, “Zhvatje” dhe “Krim kundër ambientit’.
• Më datë 30.01.2024 është arrestuar shtetasi i Nigerisë me inicialet Th.S, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale “Dhunë në familje”.
• Më datë 30.05.2023 është arrestuar shtetasi i Kosovës me inicialet H.B, kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Shqipëria për veprën penale “Sigurimi i mjeteve për të kryer vrasje”.

Ekstradime, transferime dhe depërtime të personave (tetë ekstradime e transferime):

• Më datë 10.01.2024, është ekstraduar nga Gjermania shtetasi kosovar H.F, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim”.
• Më datë 16.01.2024, është transferuar nga Kroacia personi i burgosur me inicialet D.L. , qytetar i RKS, për vuajtje të pjesës së mbetur të dënimit. I njëjti nga autoritetet kroate për veprën penale “Shkaktim i aksidentit me fatalitet”./Arbresh.info/

Të ngjashme