Policia e Kosovës sot ka realizuar një operacion policor në katër lokacione të ndryshme të Kosovës, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.
Urdhëri për kontroll është lëshuar nga autoritetet zvicerane përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.
Rasti ka të bëjë me disa të pandehur ndaj të cilëve autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar procedurë penale me dyshimin se të pandehurit kanë kryer apo janë të përfshirë në vepra penale të mashtrimit përmes sistemeve kompjuterike, ku të dëmtuarit janë personat që jetojnë në Zvicër.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante, rasti është ende në proces hetimor dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve do të vazhdojë për trajtim të mëtutjeshëm të rastit./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...