Policia kryen kontroll në ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak, prezent edhe Sveçla

17:41 | 3 Shkurt 2024
E.K

Policia e Kosovës ka nisur nje vizitë në objektin e fabrikës së vidave në Bërnjak.

Gjatë kësaj vizite i pranishëm është dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani

“Sot ministri i Punëve të Brendshme e ka vizitu ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak e cila është pronë e AKP-së. Asgjë e jashtëzakonshme sepse policia me dhjetëra herë ka qenë aty” ka thënë Elshani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme