Google ADS

Policia kryen bastisje në Suharekë, Malishevë dhe Vushtrri, sekuestron armë zjarri

09:41 | 2 Shkurt 2024
K.B

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Suharekë, Malishevë dhe në Prizren.

Në njoftimin e policisë, thuhet se gjatë këtyre bastisjeve të dyshuarve iu kanë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, fishekë dhe gëzhoja.

“Suharekë 01.02.2024 – 15:00. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Malishevë 01.02.2024 – 10:00. Në koordinim me prokurorinë është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë si dhe 12 gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vushtrri 01.02.2024 – 10:35. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kosovar është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe 18 fishekë. Lidhur me rastin, meqenëse i dyshuari nuk ka qenë në shtëpi, të njëjtit i është lënë ftesa për paraqitje në stacion policor. Rasti nën hetime”, bën të ditur njoftimi i policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme