Policia kryen bastisje në Pallatin e Rinisë

10:06 | 7 Tetor 2024
L G

Njësitet speciale të policisë së Kosovës kanë nisur një aksion në Pallatin e Rinisë, pas një urdhri nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Policia po realizon bastisje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, deri tash dy persona janë arrestuar.

Të arrestuar janë F.R, ish-menaxher i Prokurimit, zv.shef i sigurimit dhe A.Z, ish-ud. kryeshef, tash në zyrën për financa.

Njësitet e krimeve ekonomike po vazhdojnë bastisjet edhe në këto momente./rtk

 

Të ngjashme