Policia e Kosovë, përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina është duke kryer një bastisje në një depo në hyrje të komunës së Zveçanit,.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Ai ka shtuar bastisja ka nisur mëngjesin e së hënës në orën 9:30.
“Nga ora 9:30 ka filluar kontrolli në një depo në hyrje të Zveçanit nga ana e djathtë. Bastisjen e bën Njësiti për Krime Ekonomike nga Prishtina dhe ne ndihmojmë. Nuk kemi më shumë detaje sepse aksioni është ende në vazhdim”, ka thënë Elashni./Arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...