Google ADS

Policia kryen bastisje në Banjskë dhe në Lozhistë

21:51 | 18 Janar 2024
E.G

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Banjskë dhe në Lozhistë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Mund të ju konfirmoj se kemi pasur dy bastisje, një në Banjskë dhe një në fshatin Lozhistë”, është shprehur shkurtimisht Elshani.

Ai nuk ka dhënë detaje nëse gjatë bastisjes është gjetur diçka./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme