Google ADS

Policia konfrimon arrestimin e Milaim Zekës

16:17 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për portalin arbresh.info arrestimin e Deputeti Zeka duke treguar veprën për të cilën është arrestuar.

“Mund të ju konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me vepren që ndërlidhet me “Mashtrim” dhe shmangie nga tatimi. Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do ti ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorinë komptente”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme