Policia e Kosovës në dy raste të ndara, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të trafikimit me substanca narkotike ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar sasi të substancave narkotike.
Rastet kanë ndodhur në Gjilan dhe në Prizren, përcjell Arbresh.info.
Në rastin e parë, me 31 korrik 2023 rreth orës 05:10 Njësia Patrulluese në Gjilan, gjatë punës operative ka konfiskuar një çantë krahu në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale:
Një qese substancë narkotike e dyshuar për marihunë në peshë prej 703.3 gr,
Dy peshore elektrike për matjen e substancës narkotike,
Tri pako me substancë të dyshuar të llojit kokainë në peshë prej 5.2 gr,
Një pako mbështjellës për substanca narkotike,
94 qese plasmani të papërdorur (të zbrazura).
Njësitet policore janë duke kryer veprime operativo-hetimore intensive, me qëllim të arrestimit të personit të dyshuar.
Ndërsa në rastin e dytë, me 2 gusht 2023, njësiti i antidrogës në Prizren përmes realizimit të një urdhër kontrolli nga gjykata kompetente, rreth orës 07:05 është arstuar personi i dyshuar me iniciale A.D.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:
Një kavanoz qelqi brenda të cilit ishin 13 doza me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë, me peshё tё përgjithshme 78.80 gramë, ku vlera e tregut në të holla është rreth 1800 euro,
Një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshё 0.98 gram,
Të holla të gatshme në vlerё 2000 euro dhe
Një telefon mobil.
I dyshuari me vendim të prokurorit ёshtё ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës njofton se do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti me trafikimin e substancave narkotike./Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...