Policia e Kosovës njofton se gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës e në aksione të ndara, janë realizuar
221 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 55 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë që aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara.
Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 4462 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...