Policia e Kosovës njofton se pas pranimit të informatave relevante dhe angazhimit operativ në teren, dje në dy raste të ndara ka parandaluar dy automjete të ngarkuara me pula, të dyshuara se janë të kontrabanduara.
Në rastin e parë rreth orës 01:00, në fshatin Zhabar-K.K. Mitrovicë, është ndaluar kamioneta ‘Volksëagen LT46’, ngjyrë e teget, me targa RKS (02), me rreth 200 pula të kontrabanduara nga territori i Serbisë, me vozitës E.M., mashkull/kosovar, 37 vjeçar, me banim në Mitrovicë, përcjell Arbresh.info.
Në rastin e dytë, rreth orës 18:30, në fshatin Bube-KK. Zubin Potok, është ndaluar kamioneta ‘Mercedes Benz’, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., mashkull/kosovar, 50 vjeçar, me banim në Mitrovicë.
“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar dy raste “Kontrabandim me mallra”, kamionetat dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme nga autoritetet kompetente (Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës)”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet