Në qytetin e Gjilanit Policia e Kosovës, ka hasur në disa persona të cilët kanë pasur me vete substanca narkotike, thuhet në një komunikatë për medie, transmeton arbresh.info.
Policia njofton se tek të dyshuarit që kanë lindur në vitet 1993, 1994 e 1996, kanë gjetur, mbi 50 gram drogë, të llojit ‘marihuana’,
Ky është njoftimi i papërpunuar i Policisë së Kosovë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti për Reagim të Shpejtë, (Nj.R.Sh) në Gjilan me datë 04.07.2022 rreth orës 19:45 përderisa kanë qenë duke patrulluar në lagjen “Arbëria”, kanë takuar një motoçikletë (skuter) pa targa ku me ti vërejtur policinë i dyshuari B. M. i njohur për policinë e hedh në tokë një çantë krahu e lenë motoçikletën dhe arrin të largohet në drejtim të pa njohur.
Afër rrugës ka qenë e parkuar edhe një veturë Golf VI me targa vendore në të cilën kanë qenë dy persona të dyshimtë M. H.(1993) dhe L. S. (1996).
Janë thirrë hetuesit e njësitit antidrogë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik që veprojnë në Gjilan të cilët kanë filluar të merren me rastin, është bërë edhe matja e dëshmive të gjetura:
0.8 gram cigare e mbështjellë (gjoint),
Një qese me 34.1 gram e dyshuar si mariuhanë
Brenda çantës së hedhur në tokë nga i dyshuari B.M.(1994) janë gjetur 16 paketime me peshë të përgjithshme prej 29.1 gram,
Janë bërë testet fushore dhe ka rezultuar pozitiv të llojit marihuanë, substanca narkotike është konfiskuar si provë materiale për gjykatë. Vetura “Golf 6” me targa vendore dhe “Skuteri” pa targa janë tërhequr nga ana e policisë në Gjilan.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari B. M. i cili është në arrati të arrestohet, gjersa i dyshuari M. H.(1993) pas intervistimit të ndalohet për 48 orë dhe të iniciohet rasti sipas Nenit 267, ndërsa i dyshuari L. S. (1996) pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore, departamenti për Krime të Rënda në Gjilan.
Hetimet janë duke u vazhduar nga DHTN- Gjilan
Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun
DRP, Gjilan
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën