Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar armë dhe municion në fshatin Trudë të Prishtinës.
Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli rutinor në një automjet, janë gjetur dhe janë konfiskuar tri armë zjarri, tre karikatorë dhe 10 fishekë të llojeve të fundit.
“Dje rreth orës 17:00, njësitet policore të stacionit të Veriut në Prishtinë, gjatë një kontrolli rutinë të një automjeti, kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri: tri revole, tre karikatorë si dhe 10 fishekë të llojeve të ndryshme.
Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar: S. Sh, mashkull, 65 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I njëjti është intervistuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Që nga një janari i vitit 2018 deri më një shtator, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 309 armë, 2921 municione të llojit dhe kalibrit të ndryshëm, dhe janë iniciuar 264 raste Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, thuhet më tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fitorja jonë
Emrat dhe mosha, kush janë 34 pengjet e listuar nga Hamasi q...
Djali i tij u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, vjen reagi...
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim
Hidhet shorti në KQZ, këta janë numrat e partive politike në...
“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës ...