Një person është arrestuar në Pejë për armëmbajtje pa leje, raporton Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë Zoraki me një karikator, një shufër metalike dhe një elektroshok, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe 120 copë fishekë.
“Pejë / 17.06.2024 – 02:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë Zoraki me një karikator, një shufër metalike dhe një elektroshok. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe 120 copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin
Ti mendon se e di si të shohin të tjerët, por a është vërtet...
Mënyra se si qëndroni u zbulon njerëzve se çfarë vërtet mend...
Si ta shndërrosh ndjeshmërinë emocionale në një superfuqi
Hattricku i Thuramit i dhuron fitoren Interit
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gab...