Policia e Kosovës në kuadër të urdhrit operativ “ Siguria në Trafikun Rrugor 2023″ gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 593 pika kontrolli të automjeteve.
Sipas njoftimit të policisë, janë konfiskuar 91 patentë shoferë, shkruan Arbresh.info.
“Urdhri operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2023”, në vazhdimësi po implementohet nga njësitet policore në teren dhe ka për qëllim uljen e aksidenteve rrugore në përgjithësi. Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 593 pika kontrolli të automjeteve (PKA)”, thuhet në njoftim.
Për të arritur objektivat e përbashkëta për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa policia nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes.
“Në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë, t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit, të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...