Policia e Kosovës njofton se ka sekuestruar 13 metra kub dru në fshatin Maqitevë të Suharekës.
Siç thuhet në njoftim, dy ditë më parë policia ka marrë informacion se disa persona janë duke bërë prerje ilegale të pyllit në parkun nacional.
“Policia menjëherë ka reaguar dhe zyrtarët policorë kanë shkuar në drejtim të fshatit Maqitevë, ku kanë takuar dy të dyshuar, familjarë në mes vete, të cilët kishin ngarkuar një kamion me dru si dhe një kombi”, thuhet në njoftim, përcjell arbresh.info.
Drutë janë sekuestruar dhe janë dërguar në nënstacionin policor në Mushtishtë, në ndërkohë janë informuar edhe inspektorët e pylltarisë për procedura të mëtejme.
Caktohet data e gjyqit të P.Diddy, reperi mund të dënohet me...
Dalin pamjet e momentit kur kamioni del nga rruga në aksiden...
Osmani priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të P...
Kërcënohet prokurori Ersan Qavolli për rastin e bimëve narko...
Flasin nga QKUK për gjendjen e personave të lënduar nga aksi...
Arrestohet personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rënd...