Policia e Kosovës ka konfirmuar se reperi Stresi është vetdorëzuar në Stacionin e Policisë në Pejë, sot rreth orës 09:00.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Pejës, Driton Rugova.
Rugova tha se Arkimend Lushaj i njohur për publikun si Stresi është paraqitur në stacion bashkë me avokatin e tij.
“Rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”,u shpreh ai.
Artisti ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë nën dyshimet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...